Hiqen 91 shezlongë pa leje nga plazhi i Currilave në Durrës, 3 persona nën hetim

17 Korrik, 09:09 | Përditesimi: 17 Korrik, 09:12

Policia vazhdon aksionet “Plazhi i lirë” për lirimin e hapësirave publike në plazhe. Kështu, në Durrës janë hequr 91 komplete me çadra dhe shezlongë nga plazhi i Currilave në lagjen nr.1 të qytetit, të cilat ishn vendosur në mënyrë të paligjshme.

E.H/Shqiptarja.com