Hiqeshin si policë apo punonjës të organeve të drejtësisë, merr fund 'aventura' e abuzuesve në timon! Procedohen disa shoferë

10 Korrik 2021, 14:33 | Përditesimi: 10 Korrik 2021, 14:33

Policia në Tiranë ka proceduar disa shoferë, të cilët, në mënyrë abuzive, mbanin në automjet shenja dalluese duke u hequr si punonjës të shtetit, në mënyrë që të mos ndaloheshin në rrugë nga efektivët.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se pas kontrolleve në rrugë gjatë dy ditëve të fundit, janë verifikuar një numër i konsiderueshëm mjetesh si dhe janë proceduar disa drejtues automjetesh që kishin vendosur sisteme shtesë pamore, në kundërshtim me ligjin.

r.k./Shqiptarja.com