Historia e Rias/ Pasi lindi vajzën, deklaroi se është homoseksuale

3 Qershor, 11:07

Ria Demiri është vajza shqiptare e cila me historinë e saj personale tregon guxim dhe vendsomëri për të jetuar jetën në mënyrën se si e ndjejmë atë.

Pas dy divorcesh dhe pasi u bë nënë e një vajze ajo deklaroi se ishte homoseksuale, një habi e madhe për familjen e saj por siç shpjegon Ria gjatë një intervistë në skype nga Amerika për emisionnin “Rreze Dielli” në Report Tv, ajo gjatë gjithë jetës së saj është ndjerë në këtë mënyrë por frika se mos lëndonte familjen kishte ndrydhur jetën e saj:

“Mbaj mend që gjithmonë kam pasur ndenja për vajzat në klas, nuk kam pasur kurrë ndjenja për djemtë. Ishte e qartë që nuk ishte në rregull, unë e dija këtë në mendjen time, por ne e dimë që familja I fsheh gjëra të tilla nga ty në këtë moshë. Kështu që unë e mbajtja sekret për një kohë të gjatë”.

Ajo tregon se një ndër arsyet përse ndjente një lloj ‘frike” ishte se familja e saj shqiptare ruante shumë traditat dhe kulturën e cila e kishte të pamundur ta pranonin prirjen e saj seksuale:

“Po unë jam rritur në një familje shqiptare dhe familja ime është myslimane dhe prindërit e mi ishin si të them të dhënë pas kulturës, sepse ne shqiptarët e duam shumë kulturën dhe ne kemi një kulturë shumë të bukur. Por të rritesh si Shqiptare në një kulturë si e jona është shumë e vështirë, dhe unë nuk mund të tregoja , prindërit e mi ishin me mendime të vjetra. Kur unë erdha këtu isha 2 vjece, kështu që duhet ta mbaja secret. Unë u rrita duke më thënë: ti je e re, duhet të jesh me një djal, duhet të jesh e rregullt, të sigurohesh që nuk dukesh keq, nuk duhet të turpërosh familjen tonë. Kështu që unë nuk mund të thoja asgjë” u shpreh ajo.

Rrëfimi I saj vazhdon më tej me martesat dhe divorcet që e ndoqën në moshë fare të re:

“Po siç të thash gjatë gjithë jetës sime çfarëdo që bëja ishte sigurohu që cdo që bën është mirë, sepse familja nuk do të mbështes. Unë tani jam 34 por në atë kohë kur u martova unë martesat me mblesëri ishin shumë të shpeshta. Unë isha në shkollë të mesme dhe prindërit më treguan fotografinë e një djali, gjithcka fuknsionte nëpërmjet familjes, familja të thotë ty “ Hej është një djalë për vajzën tënde’ kështu që unë pash fotografinë dhe thash jo. Unë mendoja që doja të shkoja në universitet , doja të isha e pavarur, doja të fokusohesha në gjëra të rëndësishme nuk doja të martohesha. Unë isha 18 vjec. Kështu që thash jo, por babai im në atë kohë më tha “ ti do të martohesh”. Unë mendova që të them jo sërish por familja ushtronte shumë presion mbi mua dhe unë e takova djalin pas një ore dhe u fejuam, por un as nuk e njihja atë. Unë nuk dija asgjë për të, por u fejova, sapo kisha mbaruar gjimnazin, isha 18 vjec. Nuk kisha mundësi që të isha një fëmijë, prindërit e mia ishin shumë striktë.

Tashmë Ria, vazhdon jetën e saj me vajzën dhe partneren që ajo vet ka zgjedhur, është fejuar dhe shprehet se është shumë e lumtur që më në fund ka arritur të bëjë zgjedhjet e saj në jetë:

Po kjo është gjithcka që kam dashur të jem por nuk kam mundur që të jem vetja ime. Më kanë ndaluar gjatë gjithë jetës sime, unë duhet të sillesha në një mënyrë që më kërkonin dhe unë thjesht e mora atë rol për një kohë të gjatë vetëm që të bëja të lumtur familjen time sepse është e gjitha për imazhin. Ne nuk duam që njerëzit të flasin për ne kështu që u ngulit në kokën time, që unë duhet të isha dikush që nuk isha vetëm që të tjerët të ishin të lumtur”

“O zot i madh, kurrë nuk kam qenë kaq e lumtur siç të thash e kisha imagjinuar këtë jetë në mendjen time, kur jeta ime ishte një ferr por kurr nuk mendoja që do të bëhej e vërtet,  kurr nuk mendoja që do të ndodhte. Unë vetëm mund të mendoja për të në mendjen time dhe tani jam duke e jetuar atë. Nuk kam qenë kurr kaq e lumtur” përfundoi ajo.

 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha