Kush ishte me të vërtetë Leman Ypi? Pse fliste frëngjisht kur ishte rritur si mbesa e një pashai në Selanik? Ç'e shtyu të linte qytetin kaq e re për të nisur jetën e vetëm në Tiranë? Si u dashurua dhe u martua me një socialist simpatizant të Frontit Popullor, ndërkohë që babai i tij bashkëpunonte me fashistët? Dhe mbi të gjitha, çfarë fshihej pas asaj buzëqeshjeje të papritur në dëborën e Cortina-s kur e gjithë Europa po bëhej shkrumb e hi?



















