Historia prekëse e inspektores së burgut që birësoi vajzën që kërkonte lëmoshë në rrugët e Tiranës

3 Nëntor 2022, 13:26

Meri Mezini, me profesion inspektore burgu i ka frymëzuar të gjithë me historinë e saj, të një njeriu që i do dhe kujdeset për të tjerët. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”,  ndërsa foli për  librat e saj, të cilët janë frymëzuar nga historitë njerëzore brenda mureve të burgjeve, ajo tregoi edhe historinë personale të saj, se si birësoi një vajzë të vogël në vitin 97’ që kërkonte lëmoshë në rrugët e Tiranës.