‘Historia Shatku’, dokumentar për familjen dibrane që i dhuroi vendit juristët e shquar

23 Nëntor 2021, 21:11

DIBËR- Një dokumentar kushtuar familjes Shatku në Dibër, një prej familjeve që njihet për juristët e shquar që i dha vendit. Presidenti Ilir Meta gjatë promovimit të dokumentarit tha se është e rëndësishme ruajtja e vlerave atdhetare të qarkut të Dibrës.

“Është shumë e rëndësishme ruajtja  dhe promovimi i vlerave dhe kontributeve atdhetare dhe patriotike të qarkut të Dibrës si një ndër krahinat me kontribute të jashtëzakonshme në ruajten e integritetit, sovranitetit por edhe të shtetformimit të Shqipërisë. Padyshim familja Shatku dhe përfaqësuesit e saj ashtu si dhe shumë familje të tjera të shquara dibrane kanë një kontribut të rëndësishëm në të gjithë këtë histori”, tha Meta.