Historike! Atë që s’e bënë djemtë, e realizuan vajzat! Vllaznia për Femra bëhet ekipi i parë shqiptar që kualifikohet në Champions League

28 Shtator 2022, 19:07 | Përditesimi i fundit: 2022-09-28 22:23:40

Historia u shkruajt sot në ‘Loro Borici’! Atë që ekipet e meshkujve nuk kanë mundur ta bëjnë kurrë e kane bërë femrat. Vllaznia për Femra ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në grupet e ‘Champions League’ pasi mundi në Shkodër ekipin ukrainas Vorskla-Kharkiv me rezultatin 2-1 me një eurogol nga Berisha.