Historike/ Kombëtarja me ‘pesë yje’, Shqipëria përmbys 1-2 Ukrainën në Pragë! Cikli i ri nis me fitore në Ligën e Kombeve

8 Shtator, 07:43

Kombëtarja shqiptare e futbollit e nisi me fitoren 1-2 kundër Ukrainës aventurën në sezonin e ri të Ligës së Kombeve. Në stadiumin "Epet Arena" të Pragës, kuqezinjtë e Sylvinhos fituan tri pikë në Grupin 1 të Ligës B me një përmbysje spektakolare, me golat e Ismajlit dhe Asanit. Kjo sfidë rezultoi historike për kuqezinjtë, që në shtatë takime kundër Ukrainës vetëm të shtunën e 7 shtatorit 2024 gjetën fitoren e parë.