Historiku i projektit që do t’i jap zgjidhje ndotjes në Vlorë! 95% e punimeve në landfillin e Sherishtës ka përfunduar, drejtoresha: Korriku afati i fundit

24 Korrik 2023, 19:47

Landfilli e Sherishtës,  është pjesë e një projekti të integruar për menaxhimin e mbetjeve në qark me vlerë 20.8 milionë . Ky investim që duhet të kishte përfunduar në qershor në 2021, do t’i jepte zgjidhje përfundimtare qarkut. Por pengesat dolën që kur aksioneri e njerës firmë fituese, Klodian Zoto është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arjona Bojaxhi, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Menaxhimit të Mbetjeve pranë Bashkisë së jugut, duke folur për Report Tv, jep detaje mbi Sherishtën.