Historiku i tenderit abuziv prej 2.8 mld lekë për uniformat e policisë, si ish-drejtoresha e prokurimeve publike favorizoi fituesin

10 Korrik 2021, 19:04 | Përditesimi: 10 Korrik 2021, 19:04

SPAK vijon pa u ndalur operacionet për goditje e rasteve të abuzimeve me tenderat në radhët e zyrtarëve të lartë, ku ditën e sotme ka mësyrë në Ministrinë e Brendshme. Në pranga ranë 9 zyrtarë e ish zyrtarë, mes të cilëve ish -drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e cila akuzohet si ‘koka’ e abuzimit me tenderin 2.8 miliardë lekë për uniformat e policisë duke bashkëpunuar me zyrtarët e tjerë  të njësisë së prokurimit dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave. 

Tenderi i Ministrisë së Brendshme që u kallëzua nga deputetët e opozitës parlamentare Halit Valteri dhe Myslim Murrizi, të cilët e çuan në SPAK, 1 kapele polici kushtonte rreth 350 euro dhe se fituesi kishte dhënë një ofertë me 5 miliardë lekë më shumë se kompanitë e tjera të skualifikuara. Për këtë tender fitoi një bashkim i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk” me administrator dhe pronar të vetëm, Ismail Kadiun dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l., me administrator Pierluigji Poletti por me pronar EFFEPI INVEST SRL – 100 % me zotërues Fiorella  Polloni dhe Pierluigji Poletti, , kompania “Lovers s.r.l” me kater aksioner, Giuseppe Enzo Schiati, Maria Corti, Katia e Suzan Schiati; dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A me pronar Vedat Yakupoglu.

LR/Shqiptarja.com