Më 15 dhjetor të vitit 1975, dy katera silurues të armatosur, dolën me shpejtësi nga baza ushtarake-detare e Shëngjinit dhe u nisën me urgjencë në drejtim të veriut. Ekuipazhi i dy mjeteve kishte marrë urdhër ti vinte në ndihmë peshkatores “Islam Mustafa”, të sulmuar me armë nga një anije ushtarake jugosllave. Katerat silurues fluturojnë. Anija e huaj futet në shënjestër kur ende gjendej në ujërat tona territoriale, por urdhëri për të qëlluar nuk mbërrin asnjëherë. Pasojat e ngjarjes ishin të rënda. Kapiteni i peshkatores, Fran Ivanaj, ishte vrarë, i qëlluar drejtpërdrejt me top, ndërsa anija ishte bërë shoshë nga predhat. Kohë më pas, hetimet dypalëshe, shqiptare-jugosllave, do të vërtetonin se incidenti ishte zhvilluar në brendësi të ujërave tona territoriale, por shoqëria shqiptare e kohës u mbajt larg të vërtetave të kësaj ngjarjeje. Dhuna e pajustifikueshme e palës jugosllave nuk kishte qenë e rastësishme. Ajo nuk kishte lidhje me peshkimin dhe as me ndonjë shkak tjetër më pak të rëndësishëm. Ngjarja e vitit 1975, kishte lidhje vetëm me situatën e paqartë të vijës ndarëse të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Sulmi dhe përgjakja e ujërave territoriale shqiptare, kishin për qëllim diktimin nga jugosllavët të respektimit të linjës së vjetër të ndarjes së kufirit detar, përcaktuar qysh në vitin 1926 sipas Protokollit të Firences.
HiStory: Kufiri pa zot me Malin e Zi, incidentet e përgjakshme dhe humbja rreth 132 km2 det
Video të fundit në programin History Të gjitha
-
VKM-ja e personalizuar e Berishës i hapi rrugën masakrës së Gërdecit! Si u falsifikuan dokumentet zyrtare dhe implikimi i politikës në minimin e procesit gjyqësor
15 Mars 2025, 09:36 -
Çamëria e rrëfyer nga grekët! Dëshmitë e gjalla dhe rrëfime nga tragjedia çame l HiStory
14 Mars 2025, 22:17 -
Do vrisnin Enver Hoxhën? E vërteta e ‘zbarkimit’ të bandës së Xhevdet Mustafës!
7 Mars 2025, 16:53 -
'Fundi shekspirian i Kadri Hazbiut!'
28 Shkurt 2025, 20:07 -
Si e përdori Ismail Kadare Enver Hoxhën | HiStory
21 Shkurt 2025, 22:15 -
HiStory/ Gjergj Luca tregon incidentin në 'detin pa zot' me Malin e Zi: Ushtarët qëlluan sipër kokave
15 Shkurt 2025, 08:16 -
HiStory: Gërdeci, llogaritë milionëshe të një krimi të paralajmëruar (7.02.2025)
7 Shkurt 2025, 22:49 -
'Gërdeci i pandëshkuar, historia e masakrës kriminale!' Sot ora 22:00 premierë në ‘HiStory’, emisioni më i ri në Report Tv
7 Shkurt 2025, 13:27
