Holandë, treni me 50 pasagjerë del nga shinat dhe shpërthen në flakë! Një i vdekur dhe 30 të plagosur, disa në gjendje të rëndë

4 Prill 2023, 07:54

Një aksident hekurudhor është regjistruar në Voorschoten të Holandës, ku një tren ka dalë nga shinat dhe për pasojë një person ka ndërruar jetë ndërsa rreth 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre ka edhe persona në gjendje të rëndë shëndetësore.