Horoskopi i dashurisë, çiftet e shenjave dhe romancat e tyre

23 Qershor 2021, 11:09

Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli” ishim me astrologen Laura Lorofili e cila tregoi më tepër sezonin e gaforres, që do të thotë se shumë shenja në këtë periudhë do të kenë më shumë fat se zakonisht. Ndërsa tregoi edhe për çiftet romantike të shenjave sipas yjeve.

“Nga 21 qershori gaforrja është futur në funksion, normale që janë me fat sepse është pjesa e ditëlindjeve të tyre  mirëpo kjo nuk do të thotë që nuk janë edhe shenjat e tjera me fat, për shkak që gjatë kësaj periudhë do të ndodhin shumë ndryshime të planeteve por që janë pozitive” tha ajo.

Parashikimi i yjeve për çiftet romantike të horoskopit

Dashi me ujorin-  Ujorin dhe me shigjetarin për shkak të anës emocionale që e kan të ngjashme dhe për shkak të anës spontane dhe shpirtërore që e kanë më të zhvilluar se shenjat e tjera.

Demi me gaforren-  sepse demi ka pjesën e seriozitetit porn ë të njëjtën kohë është shumë I ndjeshëm, në pjesën e punës është shumë I zhvilluar, I përkushtuar kështu që anën emocionale e lë pak anash ndërsa gaforrja e ka të kundërtën, kështu si natyrë është shumë emocionale, dhe anën emocionale dhe dashurinë e vendos përpara ndërsa anën profesionale e lë pak më anash.

Binjakët me ujorin- për shkak të pjesës së komunikimit që e kanë shumë të zhvilluar dhe kanë botëkuptim shumë të njëjtë.

Luani me shigjetarin- pavarësisht se të dyja shenjat janë kokëfortë për shkak se shenjat e zjarrit janë spontane, ka pjesën e aventurës dhe kanë pjesën e intuitës pothuajse të ngjashme.

Virgjëresha me bricjapin- sepse janë ‘ koka’ që mendojnë shumë dhe për cdo vendim I shikojnë gjërat deri në detajin më të fundit, kështu që në aspect me njëri-tjetrin,pjesën e komunikimit e kanë shumë të njëjtë.

Peshorja me binjakët- për shkak të natyrës më të tërhequr familjare që e ka peshorja dhe binjaku ka anën më spontane, është njësoj sikur të kombinosh një pjesë të plusit dhe minusit prandaj edhe përputhen me njëra-tjetrën.

Akrepi me gaforren- gaforrja është më e ndjeshme ndërsa akrepat më të ftohtë dhe mbajnë balancën e lidhjes së tyre dhe për shkak të pjesës që gaforret janë njerëz që shprehen më shumë ndërsa akrepi e mban për vete.

Shigjetari me dashin- Të dyja janë shenja kokëfortë, janë shenja të zjarrit. Shigjetari ka dëshirë për vëmendje  ndërsa Dashi përpoës kësaj ka dëshirë që edhe të tjerët të kujdesen për të.

Bricjapi me demin- Pavarësisht se janë të dy shumë kokëfortë është për shkak të pjesës punëtore që e kanë, pjesës së komunikimit  por edhe për shkak të pjesës së dashurisë sepse anën e dashurisë e shohin të ngjashme.

Ujori me binjakët dhe shigjetarin -  sepse janë më spontan, janë shenja më aventuriere, janë më të zjarrta, I bëjnë gjërat hapur ndërsa ujori është më I tërhequr dhe atë pjesën që ndoshta ujori nuk e ka ndoshta e ka shigjetari.

Peshqit me gaforren- Të dyja e kanë ndjeshmërinë shumë të lartë dhe për këtë është mundësia shumë e vogël që të bëjnë diçka kundër njëri-tjetrit duke pasur natyra të ndjeshme.