Tragjike në Torino, treni me shpejtësi marramendëse merr përpara 5 punëtorët e hekurudhës! Po riparonin shinat

31 Gusht 2023, 07:42 | Përditesimi i fundit: 2023-08-31 15:22:51

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Itali në linjën e trenave Torino-Milano. Një tren i shpejtësisë së lartë ka përplasur punëtorët e mirëmbajtjes së hekurudhës duke i marrë zvarrë për qindra metra. Për pasojë 5 punëtorë kanë humbur jetën mbi trasenë e hekurudhës ku më i riu është 22 vjeç.