Hoxha për ‘Studio Live’: PD-së s’i intereson rinumërimi sepse votat e partisë janë deleguar! Berisha nuk ia lë askujt partinë, ka betejë me drejtësinë

2 Qershor 2025, 18:19 | Përditesimi: 2 Qershor 2025, 18:19

Gazetari Poli Hoxha mendon se Sali Berisha nuk ka më hallin se mos i marrin partinë, por se si të përballet me drejtësinë, pas caktimit edhe të treshes gjykuese për aferën e dosjes “Partizani” ditën e sotme.

Ai nuk sheh garë brenda PD-së më dhe as emra që mund të guxojnë t’i dalin përballë për t’i marrë selinë blu. I ftuar në ‘Studio Live’ të Report Tv, ai u shpreh se edhe ata pak kritikë që i dalin PD-së, marrin një reagim tepër agresiv dhe shtypen, kurse refuzimi për rinumërimin e votave brenda partisë të kandidatëve është një tjetër shenjë.

r.k./Shqiptarja.com