Humb betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta dirigjenti dhe 'Mjeshtri i Madh' Kujtim Alija, simboli i festivaleve të këngës për fëmijë

27 Gusht 2021, 13:01

Festivali i Këngës për Fëmijë, nga sot nuk do të ketë pjesë të saj një nga figurat simbol, “Mjeshtrin e Madh”, dirigjentin, pedagogun dhe organizatorin e palodhur, Kujtim Alija. Ai u nda sot nga jeta, duke lënë një boshllëk të madh në jetën artistike të qytetit të Shkodrës, por jo vetëm, edhe të shqiptarëve.