Humbën thellë më 14 maj, Korreshi: Ta shohim fajin te vetja, nuk kemi përcjellë alternativë bindëse për njerëzit! Koçi: Na favorizoi opozita

17 Maj 2023, 17:22

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi fajëson situatën e brendshme të opozitës për rezultatin në zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë për Report Tv, Korreshi thotë se se u zhgënjyen por duhet të kthejnë gishtin nga vetja sepse nuk përcollën alternativë bindëse për vendin. Të njëjtin mendim kishte edhe deputeti i PS Petro Koçi, i cili tha se u favorizuan nga situata në të cilën ndodhet opozita.