Humbi jetën në det, pushuesit protestë në Velipojë: Ambulanca erdhi me vonesë, mungojnë rojet

13 Qershor 2021, 15:31

Pushuesit në Velipojë janë ngritur në protestë pas vdekjes së një 50-vjeçari pasditen e së shtunës për shkak të një ataku kardiak teksa lahej në det. Ata thonë se shkak i ngjarjes së rëndë u bë vonesa e autoambulancës, por edhe mungesa e rojeve bregdetare. Ata akuzojnë shërbimet mjekësore se kanë ardhur një orë me vonesë në vendin e ngjarjes, duke humbur të gjitha shpresat që 50-vjeçari të mbijetonte.