Humbi kontrollin nga shpejtësia, makina përfundon në dyqanin e luleve në Vlorë, asnjë i lënduar

29 Qershor 2021, 16:52 | Përditesimi: 29 Qershor 2021, 16:52

Një makinë tip “Golf” ka përfunduar në një dyqan lulesh në Vlorë, pasi si pasojë e shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin drejtuesi.

Në automjet ndodheshin dy të rinj të cilët nuk kanë marrë plagë nga aksidenti dhe menjëherë kanë braktisur makinën.

r.k./Shqiptarja.com