Humbja e 3 në 3 ndeshje, Chelsea pa frena në Premier League! Mposhtet edhe Tottenham, ngecin Bayern-i dhe Dortmund

15 Prill 2023, 21:15

Në Premier League Chelsea vijon të zhgënjejë edhe me Lampard në pankinë. Blutë e Londrës janë mposhtur 1-2 nga Brighton edhe pse Gallager shënoi golin e parë të sfidës për londinezët në Stamford Bridge. Në vijim goli i Welbeck dhe Ensico bënë që 3 pikët të shkonin për miqtë, ndërsa pas 31 javësh në Premier League Chelsea renditet përkohësisht në vendin e 11.