Humbja e zgjedhjeve në Elbasan ende dhemb tek koalicioni “Bashkë Fitojmë”, që përmes foltores nxjerr justifikime të tjera për humbjen në qytetin e ballokumeve, ku Gledian Llatja mori një mandat tjetër për drejtimin e Bashkisë, duke mundur Luçiano Boçin, emër i njohur i të djathtës.
Ishte radha e Blendi Himçi, Kryetari i Degës së Rithemelimit për Elbasanin, që nga foltorja e selisë së “Rithemelimit” të lëshonte akuza ndaj qeverisë për atë që “Bashkë Fitojmë” e cilëson si masakra zgjedhore e 14 majit.















