Kombëtarja shqiptare e futbollit e nisi me humbje fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Për Grupin K, tanët humbën 2-0 me Anglinë në Londër (21 mars 2025), teksa kuqezinjtë nuk prodhuan asgjë në fushë duke mos goditur asnjëherë portën.
Për Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, ish-sulmuesi Altin Rraklli që i ka shënuar "Tre Luanëve" më 28 marsin 2001, analizoi humbjen. Nga Gjermania, ai tha se Sylvinho duhet të ndryshojë mënyrë loje dhe të ketë në fushë emra që luajnë si sulmues tipik.
"Duhet të ndryshojmë mënyrën e lojës, rivalët na e dinë lojën dhe nuk na lënë të godasim portën. Unë besoja se do kishte emra të tjerë, kjo nuk ndodhi. Motivimi dhe angazhimi ishin. Kur ti ke më shumë respekt për kundërshtarët, atëherë ti nuk ke mënyrë për të dalë me pikë.













