Humbjet e kombëtares, Braçe: Futbolli në krizë, punohet vetëm për të rizgjedhur Dukën! Ua kalojnë përgjegjësitë për dështimin lojtarëve

5 Tetor 2022, 18:34

Futbolli shqiptar është në krizë. Kështu shprehet deputeti socialist Erion Braçe për humbjet e kombtëtares. Braçe u shpreh në Report Tv se futbolli është në këtë krizë, pasi qëllimi i vetëm është që punohet për rizgjedhjen e Armando Dukës.

Socialisti u shpreh se FSHF e ka ndërtuar modelin e sportit që të mos mbajnë përgjegjësi për humbjet, por ua kalojnë atë lojtarëve.

“Të gjitha kombëtaret e futbollit kanë dështuar që të gjithë, jo vetëm që kanë dalë në vendet e fundit, po kanë humbje qoftë në renditje, humbje me gola. Futbolli është në krizë, ky është modeli që kemi ndërtuar, model që sillet rreth një qëllimi, si të rizgjidhet, si të rizgjidhet, si të rizgjidhet, Armando Duka, dështuan kombëtare, ekipet tona që konkurruan në Europë. Ajo është drama, se ashtu e ndërtoi për ta larguar përgjegjësinë nga vetja, i ndau lojtarët në të rinj e të vjetër. Kush është mendjemadh Broja? Kë po sulmon Uzunin? Ata janë e ardhmja e kombëtares. E  ndërtoi ky për t’iu larguar përgjegjësisë vet, e çoi të lojtarët, është i vetmi komandant që nuk mban në përgjegjësi”, tha Braçe.