Humus me fasule nga zonja Albana

1 Nëntor 2022, 10:55

Humus me fasule

Përbërësit:

  • Fasule të ziera
  • Vaj ulliri
  • Lëng limoni
  • Miks erëzash
  • Kripë, piper
  • Majdanoz

Përgatitja:

Fasulet e ziera i vendosim në një mikser ku shtojmë vaj ulliri, lëng limoni, kripë, piper dhe erëza të ndryshme sipas dëshirës. Purenë e përgatitur e servirim në një pjatë ku e spërkasim me vaj ulliri dhe majdanoz të freskët.