Hyjnë në fuqi masat kufizuese në Kosovë, dhjetëra qytetarë kthehen nga pala kosovare në Morinë, nuk kishin test anti-COVID ose certifikatë vaksinimi

30 Gusht 2021, 08:31 | Përditesimi: 30 Gusht 2021, 11:12

Nga dita e sotme, në Kosovë do të futen në fuqi masat e reja anti-COVID të cilat do të zbatohen deri me datë 13 shtator. Të gjithë personat që do të futen në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, do duhet të tregojnë dëshminë e vaksinimit apo teste PCR/antigen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë. Kjo masë do të zbatohet edhe për shtetasit shqiptarë, të cilët janë kthyer ditën e sotme nga pala kosovare në Morinë për shkak se nuk ishin të pajisur me test ose certifikatë vaksinimi.

r.k./Shqiptarja.com