Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, të dehurve përsëritës në timon u hiqet patenta përjetë! Ashpërsohen gjobat për celularin e shpejtësinë

7 Gusht, 10:34 | Përditesimi: 7 Gusht, 10:34

Të dehurit përsëritës në timon janë kategoria kryesore, të cilëve u hiqet patenta përjetë. Rregulla të reja vendosen edhe për shoferët e rinj, të cilëve u kufizohet shpejtësia në dy vitet e para të drejtimit. Hiqet mundësia e zëvendësimit të pezullimit të patentës me pagesën e gjobës, ashpërsohen ndëshkimet për celular, shpejtësi e manovrat e rrezikshme.

E.H/Shqiptarja.com