Hymë në Dimër/ Në Tiranë sot u shënua -1 gradë, dielli i lë pas vendin shiut! Nesër bora zbardh malin e Dajtit

27 Nëntor 2023, 11:44 | Përditesimi i fundit: 2023-11-27 11:46:30

Pasi vjeshta na përkëdheli me temperatura më të ngrohta se vitet e tjera tashmë kemi hyrë në dimër.  Mëngjesi i sotëm ka regjistruar temperaturat më të ulëta. Në Tiranë sot në mëngjes u shënua -1 gradë Celcius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 10 gradë tregon meteorologia nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak Anira Gjoni në një intervistë për Report Tv.