Hyrje-daljet e rrezikshme në rrugë, kreu i ARRSH për Report Tv: Janë 1300 subjekte që kanë akses në akset nacionale, por vetëm 60 me leje! Aksioni nis nga kthesa e Kasharit

23 Nëntor 2021, 13:54 | Përditesimi i fundit: 2021-11-23 15:51:16

Kreu i ARRSH-së, Ervis Berberi, tha për Report Tv se aksioni për mbylljen e hyrje-daljet e rrezikshme në rrugët e vendi do të nisë nga kthesa e Kasharit në drejtim të Durrësit, teksa sqaroi se të gjitha subjektet janë lajmëruar. Nga 1300 subjekte që kanë akses në akset nacionale në vend, vetëm 60 prej tyre janë të licencuara dhe kanë marrë leje për përdorimin e rrugës.