Hysaj iu mbyll gojnë fashistëve dhe gëzon tifozët e vërtetë, shënon një super gol në miqësore

20 Korrik 2021, 21:33 | Përditesimi i fundit: 2021-07-20 19:33:26

Elseid Hysaj iu ka dhënë përgjigjen e merituar fashistëve me një super gol e ndërsa ka bërë tifozët e vërtetë të brohorasin në tribunë. Hysaj ka realizuar një gol në minutën e 36-të, në miqësoren që skuadra e Lacios ka zhvilluar ndaj skuadrës së Belunos.

Mbrojtësi shkodran realizoi golin e katërt të Lacios me një goditje diagonale, duke mos i dhënë asnjë shans portierit. Golin e Hysajt e shpërndau vetë faqja e Lacios në ‘’Twitter’’ ku më pas një numër i madh tifozësh kanë vërshuar në lumë komentesh pozitive drejt Hysajt.