I arrestuar në Turqi dhe i hetuar në Itali për trafik heroine, SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit, përfshirë Ora News dhe Channel One

14 Qershor 2021, 16:14 | Përditesimi: 14 Qershor 2021, 16:14

SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit të konfiskojë 32 pasuritë e Ylli Ndroqit, mes të cilave edhe televizioni Ora News dhe Channel One. SPAK shprehet se nga llogaritja e të ardhura personale të Ylli Ndroqit nga kompanitë e tij dhe shpenzimet që kryen ka rezultuar se ai nuk mund të justifikojë dot 3 milionë euro. Kjo ka qenë dhe arsyeja që SPAK t'i kërkojë GJKKO konfiskimin e pasurisë.

KT/Shqiptarja.com