TIRANË-Prokurori i Sarandës, Sali Hasa i arrestuar për korrupsion 3 muaj më parë, është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi ka probleme të theksuara me pasurinë.
Sipas KPK Hasa nuk ka deklarim të saktë, nuk ka burime dhe ka fshehur pasurinë. Ai ka deklaruar se ka shitur karabinanë, por nuk ka dokumente që e vërtetojnë. Për shtëpinë në Kavajë dhe në Sarandë ka pasur mungesë burimesh financiare.















