I dehur në timonë e duke kryer parakalime të rrezikshme në rrugë, telefonata e qytetarit çon në burg shoferin në Shkodër! Arrestohen edhe 9 drejtues të tjerë mjetesh

22 Korrik 2021, 16:12 | Përditesimi: 22 Korrik 2021, 16:12

Pavarësisht kontrolleve të shtuara në rrugë, sërish duket se nuk ka një ndërgjegjësim nga shoferët në vend, ku çdo ditë gjobiten me dhjetëra prej tyre, për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Me një njoftim për media, Policia Rrugore bën me dije se në 24 orët e fundit janë arrestuar 10 shoferë, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.  

KT/Shqiptarja.com