I del para dhe përplaset… shoferi “sakrifikon” makinën e tij për të shpëtuar gruan që kishte rënë të fikët në timon

22 Nëntor 2021, 12:08

Një shofer i guximshëm në qytetin e Nunspeet të Holandës, nuk hezitoi që të sakrifikojë makinën e tij për të shpëtuar një grua, e cila kishte humbur vetëdijen në një automjet që po e ndiqte nga pas.

Incidenti ndodhi në një autostradë në Nunspeet pasditen e së premtes, kur Henry Temmermans kuptoi se një makinë që i vinte pas po bënte zigzage dhe në një moment doli nga rruga.