TIRANË- Fshehu dënimin e dhënë 21 vite më parë nga drejtësia greke me tre vite burg, Qerim Ismailaj, kryebashkiaku Mallakastrës merret i pandehur nga SPAK. Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion bëri me dije se i ka komunikuar akuzën Ismailajt për falsifikim të vulave e stampave referuar formularit të dekriminalizimit.
"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, më datë 07.09.2021, ka regjistruar procedimin penal me Nr.236/2021, në ngarkim të shtetasit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, si i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. Në kuadër të këtij procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe në përfundim ështëkonkluduar se shtetasi Qerim Ismailaj, ka konsumuar elementëte veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, i është komunikuar akuza, është marrë me cilësinë e të pandehurit dhe janë përfunduar hetimet.