I dënuar me 3 vite burg në Greqi, KQZ lë në detyrë kreun e Bashkisë së Mallakastrës, Celibashi: S'është në kushtet e ndalimit, në Shqipëri do ishte dënuar me gjobë

2 Korrik 2021, 13:14 | Përditesimi i fundit: 2021-07-02 13:57:57

KQZ ka lënë në detyrë kreun e Bashkisë së Mallkastrës, Qerim Ismailajn, duke rrëzuar kërkesën e PD-së për shkarkimin e tij për shkak të dënimit në mungesë me 3 vite burg në Greqi. Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso kërkoi shkarkimin e tij nga detyra e kreut të Bashkisë së Mallkastrës, ndërsa tha se në momentin që ai ka kandiduar për këtë post në kushtet e ndalimit, për shkak të dënimit në Greqi.