Në Apelin e Posaçëm është zhvilluar ditën e sotme senaca për Laert Haxhiun, ku kërkohet prishja e vendimi të GJKKO-së që ka dënuar me burg përjetë për masakrën e Lushnjes.
Avokati i Leart Haxhiut, Detar Hysi, në seancë ka kërkuar riçeljen e shqyrtimit gjyqësor, pasi sipas tij SPAK nuk ka bërë veprime hetimore.
‘Prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Kjo vlen edhe për prokuroren e posaçme, që ka kryer 0 veprim hetimor, në akuzën qe vlerësohet në këtë proces. Ka kryer vetëm 3 veprime procedurale jo të karakterit hetimor’, tha ai.