I dënuar nga Gjykata e Durrësit, nënkomisari që vrau veten në 2022 u zu me grushta me komshiun për një tendë në plazh

25 Janar, 18:52

Specialisti i Policisë Kriminale, Arben Pjeçi i vetëvrarë në ambientet e policisë së Durrësit është dënuar nga Gjykata për plagosje të lehtë për një sherr me komshiun e tij në vitin 2022 për një tendë në zonën e plazhit. Pjeçi është zënë me grushta e shkelma me komshiun i cili gjithashtu është dënuar nga gjykata për plagosje të lehtë. Dënimi me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, solli pezullimin e tij nga detyra dhe më pas vetëvrasjen e oficerit në kushtet e depresionit.