I dha 400 mijë dollarë tender kuzhinierit që punon me djalin e tij, SPAK vë nën hetim për shpërdorim detyre dhe korrupsion kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit

2 Shkurt 2022, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2022-02-02 14:27:56

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vënë nën hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollin, pas zbulimit të skandalit se i dha tenderin 400 mijë dollarë kuzhinierit që punon me djalin e tij. Mësohet se Agolli po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.