I gjetën poshtë sediljes së makinës dy granata dore, arrestohet pasagjeri! Në pranga edhe shoferi për moskallëzim krimi

11 Shtator 2021, 10:48 | Përditesimi: 11 Shtator 2021, 10:48

TIRANË- Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe “goditjen” e veprimtarisë kriminale në çdo fushë të saj.

Si pasojë e zgjerimit të parametrit të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Volkswagen Golf” me drejtues shtetasin F. L dhe pasagjer K. H.

r.k./Shqiptarja.com