I 'helmuar' nga Bonucci, sonte Inter-Juventus ndez Italinë! Allegri: Zikaltërit janë favorit për Seria A

24 Tetor 2021, 15:55

Me një polemikë shumë të madhe nga zëvendëskapiteni i Juventusit Leonardo Bonucci do karakterizohet sonte derbi i Italisë. Futbolli italian, por jo vetëm, do ti ketë sonte sytë të drejtuara nga San Siro, pasi Interi kampion në fuqi, do të përballet me Juventusin pretendent për fronin në orën 20:45. Vetëm pak ditë më parë Bonucci i hodhi benzinë zjarrit duke deklaruar se ‘Inter nuk e meritoi, por titullin kampion e mori vetëm për shkak se Juventusi kishte probleme’. Në këto kushte zikaltërit, që vijnë pas humbjes me Lazio-n, do tentojnë sonte t’i tregojnë gjithë botës së Bonucci e ka gabim.