I kënaqur me paraqitjen në 'Tokio 2020', Qerimaj jep 'recetën' për medalje: Jo punë 'alla shqiptarçe' por strategji e mentalitet ndryshe! Ja pengu im

5 Gusht 2021, 15:07 | Përditesimi i fundit: 2021-08-05 15:08:34

Erkand Qerimaj është i kënaqur me paraqitjen e tij në Olimpiadë. I renditur i 9-ti në Tokio , Qerimaj zbulon për Report TV edhe recetën se si Shqipëria mund të marrë medalje olimpike dhe kjo vjen duke ndryshuar strategji e mentalitet e jo duke punuar në mënyrën “alla shqiptarçe”.