I kërkuar nga Spanja për trafik droge, Apeli vendos 'arrest shtëpie' për bosin e 'Porcelanosës' Nikolin Janina

30 Shtator 2022, 14:16

Biznesmeni shqiptar Nikolin Janina, është lënë në masën ‘arrest shtëpie’ nga gjykata e Apelit.

 

Nikolin Janina, i njohur si bosi i dyqanit të njohur 'Porcelanosa', me akuza si trafikant droge u arrestua më 6 maj në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë.

Ai akuzohet nga autoritetet spanjolle se ka qenë drejtues i një grupi kriminal me përbërje spanjollë dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe Opium në disa shtete të Europës.