I kushtoi video tragjedisë së Otrantos, artisti Jonian Bisai fiton çmimin ‘Idromeno’

21 Tetor 2021, 20:39

Në mjediset e Galerisë së Arteve në Shkodër u zhvillua edicioni i 6 -të i konkursit "Çmimi Idromeno" 2021 ku fitues u shpall Jonian Bisai me videon artistike kushtuar "Otrantos".

Ky konkurs ka për qëllim të promovoje artistët e rinj mbi idetë dhe qasjet artistike të cilët kanë prirje për të analizuar aktualitetin socio-politik në vend.