I mori 8 mln lekë pacientes me COVID duke u hequr si infermiere, gjykata nxjerr nga qelia sanitaren Tire Alldervishi

16 Korrik 2021, 12:21

Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga qelia sanitaren Tire Allidervishi, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga 'arrest në burg' në 'arrest shtëpie'. Gazetari i 'Report Tv', Arsen Rusta, bën me dije se Prokuroria kërkoi zgjatje me 3 muaj të afatit të hetimeve, kërkesë që u refuzua nga Gjykata, me argumentin se prokuroria ka patur të gjithë kohë e nevojshme dhe se hetimet kishin kaluar përtej afateve. Kujtojmë se Tire Alldervishi, e cila punonte si sanitare te spitali COVID 2, u arrestua për korrupsion, pasi i mori një pacienteje me COVID 8 mln lekë të vjetra, duke u hequr si infermiere. Pacientja ndërroi jetë si pasojë e COVID.