I nxehti afrikan, ditë 'ferri' deri të premten, meteorologia: Termometri do shënojë deri në 43 gradë! Elbasani e Berati më problematikë, ja si do variojnë temperaturat në zonat e tjera

26 Korrik 2021, 12:33

Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje me Skype për Report Tv, bën me dije se vendi ynë do të goditet nga një valë e të nxehtit afrikan, që pritet të sjellë në vend temperatura deri në 43 gradë. Ditët më të nxehta janë parashikuar të jenë e mërkura dhe e enjtja, ndërsa një ulje të temperaturave do të sjellë fundjava, ku maksimumi pritet të shkojë deri në 39 gradë.