I nxehti ekstrem në Greqi, sot temperaturat pritet të arrijnë deri në 48 gradë celsius! Autoritetet thirrje qytetarëve: Evitoni daljet në orët e pikut

26 Korrik 2023, 15:53

Një periudhë kaq e gjatë me temperatura shumë të larta, nuk është e zakonshme për kryeqytetin grek, ku prej ditësh është dhënë alarmi për rritjen e mëtejshme të tyre. Kjo javë në Greqi sipas meteorologëve pritet të jetë më e nxehta e korrikut në 50 vjetët e fundit, ndërsa në 24 orët e fundit temperaturat do të arrijnë deri në 48 gradë celsius.