I nxehti saharian...dhe pushimet e 'ndaluara' të pensionistëve: S'kemi lekë për plazh, 'thyejmë' vapën me ujë

17 Gusht, 17:09

Në këto ditë të nxehta, ata që e përballojnë më me vështirësi vapën sahariane janë të moshuarit. Shumica prej tyre nuk kanë arritur të bëjnë pushime, pasi siç shprehen, pensionet e ulëta nuk u mjaftojnë as për ushqim e ilaçe.