Teksa java e kaluar ka qenë e ngjeshur me lajme për atë që quhet si çështja “Gërdeci”, kur Gjykata e Lartë ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen arkivore duke e marrë Fatmir Mediun të pandehur dhe më pas rekursi i vetë ish-ministrit të Mbrojtjes, ky i fundi ka dalë në një konferencë për mediat.
Mediu e konsideroi vendimin e Apelit të GJKKO, për të rikthyer për rigjykim dosjen e Gërdecit, si akt në kundërshtim me Kushtetutën, duke theksuar se çështja për tragjedinë e Gërdecit është hetuar një herë dhe se ka patur edhe të dënuar.














