I përfshirë në ekzekutimin e ish-oficerit 'Doda', ekstradohet nga Gjermania Florind Shabani! Mund të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e sagës së vrasjeve në Elbasan

12 Janar 2022, 14:22 | Përditesimi: 12 Janar 2022, 14:22

Është ekstraduar nga Gjermania Florind Shabani, i dyshuar si pjesëmarrës  në vrasjen e bujshme të vitit 2009 të ish-oficerit të krimeve, Roland Rexhepi i njohur si 'Doda'. Shabani është arrestuar shtatorin e kaluar dhe nga autoritetet shqiptare do t'i propozohet që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale në Elbasan.

r.k./Shqiptarja.com