I postoi foto të makinës në Instagram pa leje, 23-vjeçari kërcënon 20-vjeçarin, i merr 2 mijë euro

14 Gusht 2022, 13:33

Një foto e postuar në rrjetin social Instagram është bërë shkak i një konflikti mes katër të rinjve në Elbasan. Një 20-vjeçar kishte postuar foto të një makine, e cila nuk ishte e tij. Kjo foto është bërë një shtysë për pronarin, i cili bashkë me dy shokët e tij, ka kërcënuar dhe dhunuar 20-vjeçarin duke i marrë 2000 euro, vetëm përse i kishte postuar makinën.